E pabesueshme! Prodhohet fustani që ndryshon në bazë të valëve të trurit

Çdo ditë që kalon, shkenca po evoluon dhe disa gjëra thjesht na duken të çuditshme në momentin që ‘shpiken’ dhe dalin në treg. Një rast i tillë është i dizajneres Anouk Wipprecht e cila ka krijuar një fustan që e ndryshon formën e saj bazuar në aktivitetin e trurit të personit që e mban veshur.

Fustani 3D ka marrë emrin Pangolini dhe është projektuar që të lidhet me trurin e njeriut duke përdorur 1.204 sensorë. Ky fustan ka marrë këtë emër për shkak se sensorët e tij ngjajnë me pangolinët (që është kafsha në foton e mëposhtme).

E veçanta e kësaj veshjeje është fakti se do të lëvizë dhe do të ndriçojë bazuar në valët që merr prej trurit. E bukura qëndron se nëse aktiviteti i trurit të një njeriu është më intensiv, dritat lëvizin, ndërsa krahët në shpatullat e veshjes përplasen. Kur personi qetësohet, dritat ndriçojnë në ngjyrë vjollcë.

Materiali i veshjes është najlon i lehtë, me një ndërfaqe midis trurit dhe veshjes së krijuar nga Instituti për Qarqet e Integruara nga Universiteti Johannes Kepler. Çështja kryesore në bërjen e kësaj veshjeje ishte shmangia e peshës së tepërt në të. Ky fustan pritet të paraqitet në festvalin Ars Electronica në Austri.

 

Kjo nuk është hera e parë që dizajnerja prodhon një fustan të çuditshëm. Në 2016, Wipprecht bëri një fustan “merimangë” që kishte gjymtyrë mekanike me sensorë në mënyrë që t’i mbante kalimtarët jashtë hapësirës personale të përdoruesit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *