Një lajm i padëgjuar vjen nga Sudani i Jugut, bëhet fjalë për një lopë e cila është arrestuar për vrasjen brutale të një djali 12-vjeçar.
Në një nga deklaratat më të çuditshme që është bërë ndonjëherë nga policia, autoritetet e këtij vendi kanë konfirmuar se lopa e arrestuar mund të rrezikojë një kohë të gjatë në burg nëse shpallet fajtore.
Policia ka konfirmuar se ka ndaluar lopën së bashku me pronarin e saj pasi kafsha dyshohet se sulmoi fëmijën pranë një ferme. Është raportuar se egërsia e sulmit ka qenë e tillë që fëmija është vrarë në çast.
Majori Elijah Mabor, një zëdhënës i policisë sudaneze jugore ka thënë: “Demi tani është i arrestuar në një stacion policie në qarkun Qendror Rumbek. Djali u dërgua në spital teksa kishte humbur jetën dhe u dërgua në shtëpi për varrim”.
Çuditërisht, nuk është hera e parë që një krijesë arrestohet, akuzohet dhe burgoset në këtë vend. Vetëm një muaj më parë u arrestua një dash dhe u akuzua për vrasjen e një 45-vjeçareje.
Në sulmin brutal, Adhieu Chaping u përplas vazhdimisht nga kafsha përpara se të vdiste nga plagët e rënda.