Ditën e sotme është duke u zhvilluar Komisioni i Ligjeve. Në fjalën e tij deputeti i PD-së, Dashnor Sula, habiti të gjithë të pranishmit.
Ai tha se qarku i Elbasanit është i kufizuar nga Italia, pasi ka dalje ne det.
“Pyetja ka të bëjë me hartën gjyqësore. Qarku i Elbasanit ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me Italinë, dhe ka vetëm një prokurori”, tha Sula.
Deklarata e Sulës është bërë ndërsa diskutohej buxheti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
/Priza.al/