E padëgjuar më parë/ I riu tentoi të trafikonte 5000 dollarë flori duke i fshehur në protezën e dhëmbëve

Një burrë nga Uzbekistani i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Indisë, u përpoq të kalonte fshehurazi 95gr flori të fshehur në protezën e dhëmbëve.

Mediat e huaja raportojnë se ai kishte fshehur gjithashtu edhe një zinxhir prej floriri të mbledhur në fyt.

Policët e doganës filluan të dyshonin kur burrat kaluan pranë tyre duke thënë se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit të tyre policia arriti të gjente objektet inkriminuese brenda gojës së qytetarit uzbek. Masa prej 95 gramësh e floririt në gojën e burrit arrinte një vlerë prej 5000 dollarësh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *