E padëgjuar më parë! Një posum merr ‘peng’ një grua, por kur policia mbërrin…

Policia në Dunedin, Zelanda e Re iu përgjigj një telefonate të dielën në mbrëmje nga një grua e shqetësuar, e cila tha se po mbahej peng nga një posum (një lloj gjitari që përfshihet në familjen e kangurëve dhe koalave pavarësisht se ngjan shumë me minjtë)

“Rreth orës 23:00 të së dielës mbrëma, banuesja e një rruge të Blacks Road, North East Valley, i telefonoi policisë në ankth, duke thënë se një posum po e mbante peng”, i tha një rreshteri i policisë Motherboard. “Kur ajo dilte nga shtëpia e saj dhe përpiqej të arrinte makinën e saj, posumi e sulmonte dhe ajo kthehej brenda në banesë,” – shpjegoi ai.

Gruaja, e cila nuk ka dashur të identifikohej në median e Zelandës së Re, i tha policisë se fillimisht mendonte se posumi ishte një mace.

“I kisha vendosur gjërat e mia në verandë dhe ndërsa po kthehesha në makinën time dëgjova një shushurimë. Mendova ‘kjo është e çuditshme’ dhe teksa po merrja sende nga sedilja e pasme, diçka më ra në këmbë. E tërhoqa nga vetja, duke menduar se ishte një mace, dhe më pas pashë se ishte një posum,”- tregon gruaja

Policët i thanë se posumi u ngjit gjithashtu në këmbën e një prej oficerëve të tyre, i cili më vonë arriti ta “nënshtrojë” me dritën e elektrikut të dorës. Më pas, oficeri e la të lirë posumin, të cilin mediat e Zelandës së Re e kanë etiketuar si “Riperws i Rrugës së Zezë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *