Gjithsesi, duket se portugezi nuk është përmbajtur më me fjalët e merkatos duke sulmuar drejtpërdrejtë mediat me komentin e tij. Në një postim, një llogari në Twitter e adhuruesve të Ronaldos ka shkruar:
“Jorge Mendes i ka komunikuar Manchester United se Cristiano Ronaldo është këmbëngulës se do të largohet. Sir Alex Ferguson ka ndërhyrë. United insiston se ai nuk është në shitje”.
Një nga komentet ishte i vetë yllit portugez, i cili nuk dukej aspak i lumtur nga këto fjalë, duke ironizuar mediat. “E pamundur të mos flasësh për mua për një ditë. Ndryshe mediat nuk do të fitonin para. E dini që nëse nuk gënjeni, nuk do të merrni vëmendjen e njerëzve. Vazhdon e bëjeni këtë dhe ndoshta një ditë do t’i merrni disa lajme të sakta”, u shpreh Ronaldo.