Papa Françesku e nisi mesazhin tradicional të së dielës duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, ku kanë mbetur viktima më shumë se 170 vetë.
“Unë po ndjek me shumë shqetësim atë që po ndodh në Tokën e Shenjtë këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura midis Rripit të Gazës dhe Izraelit rrezikojnë të përshkallëzohen në një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi. Shumë të vdekur të pafajshëm, madje edhe fëmijë, kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, vdekja e tyre është një shenjë që ne nuk duam ta ndërtojmë të ardhmen por duam ta shkatërrojmë atë. “Pyes veten: kjo urrejtje dhe hakmarrje, çfarë do të sjellë? A mendojmë vërtet se mund të ndërtojmë paqe duke shkatërruar tjetrin?
Në emër të Zotit, i cili krijoi të gjitha qeniet njerëzore të barabarta në të drejtat, detyrat dhe dinjitetin dhe janë thirrur të jetojnë si vëllezër, unë apeloj për qetësi dhe t’i jepet fund dhunës”, u shpreh Papa.
Sulmet ajrore izraelite kanë goditur qytetin e Gazës për ditë me radhë ndërsa luftimet e ashpra kanë shpërthyer midis Izraelit dhe militantëve të territorit Hamas.