Një e moshuar nga Vlora dhunohet psikologjikisht nga komshiu i saj, sepse ky i fundit mendon se zonja e spiunon për therje të kafshëve pa licencë.
Ajo u tregon gazetarëve të “Fiks Fare” se komshiu i bën presion psikologjik duke e shantazhuar se i ka xhiruar me burrin në dhomë të gjumit dhe do i nxjerr në internet. Sakaq, ky i fundit i ka tregon organin gjenital të moshuarës përballë dhe e shantazhon për lidhje jashtë martesore.
60 vjeçarja e përlotur kërkon ndihmën e Fiksit pasi ka denoncuar edhe në polici rastin, por asgjë nuk bëhet.”Ku të shkoj e të mbytem?” thotë e moshuara.
Ndërkohë “Fiks Fare” ka shkuar në dyqanin ku zotëria tregton mishin e therur. Ky i fundit pranon se vulën e vendos vetë jo veterineri. Ndërkohë edhe efektivi i policisë është shprehur se “ju jeni rast unik në Vlorë. Pavarësisht se keni bërë 18 kallzime policia nuk ka çfarë të bëjë”. Ndërkohë, edhe vetë bashkëshortja e komshiut kur thërritet në polici në deklaratën e saj fajëson pikërisht burrin e saj për dhunimin psikologjik kundrejt të moshuarës.