Procesi i votimit për zgjedhjet lokale po shoqërohet me një sërë problematikash. Në disa prej qendrave të votimit ka pasur probleme me identifikimin elektronik.
Sakaq, ‘skandalet’ nuk kanë të ndalur. Në njërën prej qendrave të votimit në bashkinë Finiq, shihet një fletë votimi që tregon votën e vendosur tek kandidati i Partisë Socialiste.
Siç duket dhe në foton e denoncuar nga PD fleta e votimit me votim të PS është vendosur në derën e qendrës së votimit. Kjo gjë cenon rëndë të gjithë procesin e votimit.