Varrezat më të mëdha dhe të vjetra në Poggioreale, Napoli janë shembur.
Ky lajm është konfirmuar nga mediat italiane të cilët kanë publikuar pamjet e fasadës së shembur dhe arkivoleve të cilët kanë mbetur pezull në ajër. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendngjarje pasi janë njoftuar nga banorët që jetojnë aty pranë.
Kujtojmë se në janar u shënua një incident i njëjtë brenda varrezave historike. Francesco Emilio Borrelli, përfaqësues i Partisë së Gjelbër e cilësoi situatën të papranueshme.
“Situatë e papranueshme. Ka pasur një shembje të re në varrezat e Poggioreale. Është një situatë kritike dhe e papranueshme. Për shumë vite varrezat napolitane janë menaxhuar keq dhe janë lënë në duart e mashtruesve dhe përfituesve. Ky është rezultati”, tha ai.
Non c'è pace per il cimitero di Poggioreale a Napoli. Oggi c'è stato un nuovo crollo e alcune bare sono rimaste sospese nel vuoto. Nove mesi fa un episodio simile ha determinato una lunga chiusura pic.twitter.com/Q8V2iOwu3m
— Tg3 (@Tg3web) October 17, 2022
#Napoli, nuovi crolli al cimitero di #Poggioreale: bare sospese nel vuoto pic.twitter.com/30fZxKesUg
— AGTW (@AGTW_it) October 17, 2022