Luiz Ejlli ka fituar famë jashtëzakonisht të madhe, duke fituar zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Por dashuria për të ka mbërritur edhe në Prekazin legjendar.
“Big Love”, aplikacioni i krijuar nga “Big Brother” ka bërë që banorët e formatit të përjetojnë sadopak nga mbështetja e fansave të tyre që i ndjekin nga jashtë.
Ndjekësit mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora dhe ta dërgojnë së bashku me një përshëndetje dhe emrin e tyre.
Hamëz Jashari i ri, djali i Bekim Jasharit, i ka dërguar një mesazh Luizit, në vlerë prej 100 euro.
“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit” shkruante në mesazhin që ai ka dedikuar Luizit bashkangjitur me një emoji të kurorës.