E papritur/ Harron ndeshjen, mbledhësi i topave futet në fushë dhe luan vetë

Gjatë fundjavës, Trepça mposhti Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore. Por përpos ndeshjes e cila dhuroi emocione, fokusi u zhvendos tek një situatë e krijuar nga mbledhësi i topave.

Gjatë ndeshjes, ai ka harruar për një çast punën e tij, duke dhuruar një spektakël me një top.

Ai fillon xhonglimet me top dhe futet në fushë, aty ku po luanin dy skuadrat. Pas kësaj, arbitri i ndeshjes vendosi të ndërpresë sfidën për pak minuta, dhe të urdhëronte mbledhësin e topave të dilte jashtë fushës për të vazhduar më pas ndeshja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *