E papritur në Madrid, Cristiano Ronaldo rikthehet në Spanjë për Champions League

Ronaldo është pranë rikthimit përsëri në Madrid, por kësaj here në rivalët e ish ekipit të tij. Atletico Madrid ka shfaqur një interes për t’i plotësuar dëshirat lojtarit i cili është në kërkim të një aventure të re dhe pjesmarrjen në Champions League, duke refuzuar Manchester United.

Ylli 37 vjeçar tashmë ka një mundësi të re ne tryezë. Pas distancimit të ekipeve ‘big’ si PSG, Bayern dhe Chelsea, është trajneri Simeone që shfaq një dëshirë për të pasur shërbimet e kapitenit të kombëtare së Portugalisë.

Ronaldo luajti 438 ndeshje dhe shënoi 450 gola për Real Madrid nga viti 2009 deri më 2018. Një lëvizje tek Atletico do të përbënte shumë sens në këtë pikë të karriërës së Ronaldo, raporton Utd District.

Ndër të tjera media në fjalë shton se Simeone e shikon Ronaldon si një faktor impakti në vijueshmërin e ekipit ku do t’i mundesonte atij vec pjesmarrjes në Champions League një konkurencë të fortë për titull.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *