E papritur! Njëri prej banorëve lë menjëherë shtëpinë e “Big Brother Vip”

Dita ka nisur me një zarf të zi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Këtë herë njoftimi zyrtar i “Vëllait të Madh” lidhej me njërin prej banorëve.

Igli Zarka ka vendosur të lërë menjëherë lojën. Shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor.

Nuk dihet nëse Igli do të rikthehet apo jo në shtëpi dhe as se si është gjendja e tij shëndetësore tani.

Më herët, Monika Lubonja e akuzoi aktorin se është përdorues i lëndëve narkotike. Kjo u bë shkak i disa debateve mes Lubonjës dhe Zarkës. Edhe pse Monika kërkoi të fliste me Iglin për ta sqaruar, ai e refuzoi dhe i kërkoi që të mos i afrohej.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *