E papritur për të gjithë përdoruesit, ja çfarë nuk do lejohet më të përdoret në Whatsapp

Nuk ka më përgjime dhe kuriozitet të tepëruar në lidhje me statusin tuaj në Whatsapp.

Shumë shpejt do të mund ta përdorni aplikacionin e famshëm pa qenë nevoja të dilni Online. whatsApp është duke punuar në një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të fshehin statusin e tyre në internet. Pavarësisht se WhatsApp na lejon të fshehim konfirmimin e leximit (shenjën blu) dhe fotografitë e profili, këtë herë është ndryshe pasi do modifikohenmesazhet me tekst si dhe për të fshehur statusin në internet.

WhatsApp po krijon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin se kush mund të shohë statusin e tyre Online kur hapin aplikacionin për dërgimin e mesazheve, për të folur ose përditësimin e statusit të tyre. Parashikohet që WhatsApp të përditësojë seksionin “Last Seen dhe Online” të cilësimeve të aplikacionit për të përfshirë një opsion të ri të titulluar “Kush mund të shohë kur jam Online”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *