Ndërkohë që ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e merkatos për ekipet europiane, një zhvillim “madhështor” është duke ndodhur në lidhje me Cristiano Ronaldon.
Verdheblutë duan të shpërthejnë “bombën” e transfertave të shekullit duke marrë yllin portugez.
Duke iu referuar presidentit të Fenerbahçes Ali Koç, mediat turke raportojnë se ylli portugez ka pranuar të firmosë për këtë ekip kundrejt një kontrate 23 milion euro. Vendimi nuk është zyrtarizuar ende, megjithatë CNN Turk raporton duke iu referuar burimeve nga drejtuesit e Fenerbaçes së gjithçka është mbyllur dhe priten vetëm firmat.
Ronaldo kishte shprehur dëshirën të largohej nga Manchester United dhe duket se Turqia do të jetë destinacioni i tij, të paktën sipas mediave të mëdha vendase dhe drejtuesve të Fenerbaçes.