Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Kamenicë të Korçës.
Makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë rreth orës 1 të natës. Burime nga policia thanë se pronari i mjetit nuk kishte konflikte megjithatë ekspertët po bëjnë kqyrjen e automjetit për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Digjet një mjet në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës rreth orës 01:00 pas mesnate.
Sipas policisë mjeti ka qenë i parkuar në banesën e një shtetasi i cili nuk rezulton problematik ndërsa ende nuk dihet nëse flakët që kanë përfshirë mjetin janë shkaktuar në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme.
Ekspertët ndërkohë po bëjnë këqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet.
/Priza.al/