E parkuar pranë banesës, i vihet zjarri makinës së policit në Shkodër

Makina e një efektivi të policisë është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës.

Burime nga policia bëjnë më dije se makinës tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S.K, 54-vjeç i është vënë zjarri në orën 04:00 në lagjen “3 Herojntë” .

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Fenomeni i djegies së mjeteve është mjaft shqetësues në vendin tonë, ku një tjetër rast u raportua sot nga Vlora, ku u dogjën dy mjete.

Rreth ores 02 është marre njoftim se një makinë po digjej në lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës. Zjarrëfiksit së bashku me policinë kanë shkuar në vendgjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip mercedes e cila ka qënë parkaur pranë makinës tip Fiat. Nga kqyrja e vendgjarjes dyshohet se është zjarrëvenie e qëllimshme . Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *