‘E paska tharë shishen e rakisë së dëllinjës!’/ Balla replikën në distancë me Metën: Mos e kujto Elbasanin, se do të duhet…  

Partia Socialiste është konfirmuar fituese e këtyre zgjedhjeve, por socialistët duket se nuk janë të kënaqur… Ata prisnin edhe dorëheqjen e Presidentit Meta, i cili e kishte deklaruar vetë se do të largohej nga detyra nëse PS-ja fitonte 71 mandate.

Por pas mosmbajtjes së fjalës, kanë vijuar replikat në distancë mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe Presidentit Ilir Meta.

Pas reagimit të këtij të fundit se “Presidenti është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!”, vjen një tjetër reagim nga Balla, i cili thekson me ironi se “Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës”.

“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”,- shkruan Balla.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *