Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mesditën e djeshme në Pirea të Greqisë, ku gruaja e inatosur ka shkuar pranë ambjenteve të punës të bashkëshortit të saj dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Mësohet se 36-vjeçarja ka dhunuar bashkësortin e saj, duke habitur kështu të gjithë.
Fillimisht ajo ka filluar t’i bërtasë dhe ta ofendojë, duke u mos mjaftuar me kaq ajo i është vërsulur duke e goditur në fytyrë dhe në trup.
Gjithashtu dhunës së 36-vjeçares nuk i ka shpëtuar as kolegu i burrit të saj, pasi ky i fundit ka tentuar t’i ndajë dhe e ka pësuar vetë. Ai është goditur nga gruaja e shokut të saj me grushta dhe shuplaka.
Dëshmitarët që kanë parë të gjithë skenën e dhunës kanë njoftuar policinë.
Pas dhunës,gruaja ja ka dalë të arratisej për të mos rënë kështu në prangat e autoriteteve Greke.