Një ngjarje aspak e zakontë mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës. Një votues në KZAZ nr 184, nuk e kanë lejuar të votojë. Shtetasi i quajtur Gentjan Shala ka dalë nga burgu para më shumë se dy muajsh, por i kanë thënë se duhet të votojë në burg. Pasi është paraqitur pranë burgut në Fushë-Krujë, atij i është thënë se është një qytetar i lirë dhe se duhet të votojë atje ku ka qendrën e votimit. Ndërkohë, atij i figuron emri si votues në qendrën e votimit 184, por sërish nuk është lejuar të votojë.
Raste të tilla janë raportuar ditën e sotme pasi emrat e personave që kanë lënë qelinë figurojnë ende në listën e burgut.