Dy shqiptarë janë arresuar në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Aktivitetet e pazakonta” në “Haus Bergmann” në Bismarckstrasse kishin tërhequr vëmendjen e policisë nëntorin e kaluar. Në fund, hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në një ish-hotel. Sipas mediave gjermane të arrestuarit janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç.
Vendimi përfundimtar për ta pritet të merret më 1 qershor.
Bëhet me dije se më 1 mars 2021, të akuzuarit kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Si dhe plantacioni ishte shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit.
Ajo që ka shokuar opinionin në Gjermani është se si mund të qëndrojë një plantacion i tillë nën radarin publik për muaj të tërë? Në mes të qendrës së qytetit, i rrethuar nga ndërtesa banimi dhe fqinjë të vëmendshëm?
Gjithashtu ata që marrin përsipër ndërtimin e “shtëpivë të barit” hasen me shpenzime të mëdha. Vaska dhe dheu për bimët, teknologji e gjerë për ndriçimin dhe ajrosjen, kushtojnë me mijëra euro.
Plantacione të tilla zakonisht operohen në zona komerciale për të shmangur vëmendjen e publikut, por shqiptarët kishin rrezikuar.