E pazakontë! Pacientit në Kosovë i hiqen më shumë se 20 gurë nga veshka

Një rast unik i problemeve shëndetësore është konstatuar në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ditën e sotme ku një pacienti 52-vjeçar i janë hequr më shumë se 20 gurë në veshka dhe në kanalin urinar.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga klinika, gurët ishin të madhësive të ndryshme ku më i madhi ndër to, ka përmasa shumë larg normales .

Në njoftim thuhet se pacienti me inicialet S.M., i moshës 52-vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë. Pas ndërhyrjes së suksesshme dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *