E pazakontë! Pasagjeri del nga avioni në ecje e sipër dhe tenton të largohet por…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi të American Airlines që u ul në Miami, Florida, nga Kolumbia, ku një pasagjer  ‘u arratis’ nga aeroplani duke dalë nga një dalje emergjente dhe duke u hedhur në krah.

33-vjeçari Christian Segura, hapi një derë urgjence dhe u hodh mbi krahun e avionit ndërsa po shkonte në terminalin e tij të caktuar rreth orës 7.16 pasdite të mërkurën. Aeroplani po mbërrinte nga Cali, Kolumbi, në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, kur Segura, i cili është shtetas amerikan, vendosi të bëjë një dalje të shpejtë, raportoi WPLG.

Ai u ndalua menjëherë nga zyrtarët e zbatimit të ligjit pasi përdori daljen e urgjencës. Policia tha se ai u arrestua fillimisht nga agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA, për faktin se ishte një fluturim ndërkombëtar, por që atëherë është transferuar në paraburgim të Departamentit të Policisë në Miami-Dade.

Ndërkohë, pamjet tregojnë një stjuardesë që nxjerr kokën nga dalja e urgjencës, duke u përpjekur të shohë se ku shkoi Segura.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *