Gelian Rajku, ish- konkurrenti i “Për’puthen” është bërë pjesë e këngës së fundit të bërë nga Noizy me Elgitin. Jo si këngëtar, por si personazhi kryesor i videoklipit, në krah të një vajze. Kujtojmë se Geliani është kushuriri i reperit Noizy.
Por pse do pendohet Sara? Kujtojmë se mes tyre pati disa takime dhe të dy u deklaruan për njëri- tjetrin.
Njohja u shkatërrua në një mënyrë ofenduese për Gelianin, pasi u kuptua që Sara e kishte përdorur për të bërë xheloz Atdheun. Në fillim Sara u akuzua se u afrua me Gelianin për Noizyn, në mënyrë që të njihet në fushën e muzikës. Sara prej vitesh është futur në botën e muzikës, por njihet shumë pak.
/Priza.al/