Lidhja e deputetes kosovare Adriana Matoshi me futbollistin Keith Groeneveld është përfolur gjithmonë dhe vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë dhe kjo për faktin se partneri i saj është 20 vjet më i ri.
Lajmi i fundit që po qarkullon nëpër rrjete sociale, është ai se aktorja dhe deputetja kosovare po pret një fëmijë nga partneri i saj Keith Groeneveld. Aludimet nisën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale një foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.
‘Si shtatzënë po dukesh!’, nisën të komentonin ndjekësit e saj dhe duket se ky koment ishte pikënisja e ‘një zhurme’ të madhe në rrjet.
Duket se aktores i ka humbur durimi me këto aludime abuzuese dhe ka reaguar menjëherë duke shuar zërat.
Mirëpo Adriana nuk ka lejuar që thashethemet të vazhdojnë më tej dhe ka reaguar menjëherë duke shuar zërat. Ajo shpërndau në Instagram një postim të cilin e kishte shkruar një person ku shkruhet:
‘Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!’
/Priza.al/