E pësojnë keq shokët e Aldi Ramës, ja çfarë kërkon Prokuroria për ta

Ditën e sotme në Gjykatën e Lezhës do të mbahet seanca gjyqësore për shoqëruesit e Aldi Ramës të cilët ndodheshin ën makinë me të në momentin kur ai u ndak nga policia tre ditë më parë.

Kristian Sherri dhe Armando Marku ndodheshin në makinë me Ramën në momentin që ai vrau policin dhe është bërë me dije se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për dy të rinjtë.

Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka ndërruar jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh. Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurës, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *