Deputetja e PD, Grida Duma ka pohuar se do të marrë pjesë në protestën e njoftuar nga kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta më 13 shtator.
Gjatë hyrjes për në Kuvend, Duma tha se do të jetë e pranishme në çdo protestë dhe se nuk duhet të gjykohet për këtë.
Pyetje: Do jeni në protestë?
Duma: Në çdo protestë duhet marrë pjesë. Ka arritur nuk pikë ku nuk duhet të gjykojmë me kë, po duhet të shkojmë drejt çfarë. Duhet protestuar sepse nuk ka asnjë zgjidhje tjetër me një regjim që ka një dekadë në pushtet dhe s’mban asnjë përgjegjësi. Unë në do jem kudo që të jetë një protestë, nuk ka rëndësi radha ku do të vendosem por në protesta do të jem kudo.