Shumë janë shprehur se prania e Kiarës në “Big Brother Vip” e dobëson lojën e Luizit. Madje edhe vetë këngëtari pas largimit të Efit, u shpreh se për lojën e tij do të ishte me mirë të kishte ikur Kiara, pasi ajo përpiqet ta zbusë lojën e tij.
Së fundmi, dyshja janë sqaruar me njëri-tjetrin, ku moderatorja i ka shpjeguar se ajo nuk përpiqet ta dobësojë, por të moderojë fjalorin e tij.
“Për çfarë duhet ta thuash ti këtë gjë. Unë nuk të dobësoj. Unë thjesht të them modero fjalorin. Që do të thotë përpiqem të të bëj një njeri më të mirë, duke luajtur me armë të tjera, jo duke përdorur një fjalor të keq. Nëse ti mendon se të dobësoj, jepi bëj siç di vetë,”-u shpreh Kiara.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po zhvillojnë një romancë shumë të bukur brenda “Big Brother Vip”. Që pas puthjes së parë në buzë, marrëdhënia midis tyre duket se është bërë më e fortë, ku nuk kanë munguar edhe bisedat rreth planeve të tyre të ardhshme, kur të dalin nga shtëpia.
Kiara është shprehur se dëshiron si fillim të bashkëjetojë, ta njohë më mirë artistin jashtë, ndërsa Luizi do fëmijë sa më shpejt.