E pranon autorësinë/Zbardhet kush është ekzekutuesi i biznesmenit të njohur. Punonte si bojaxhi në Mal të Zi

23-vjeçari Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit të Behar Sofisë, është shprehur se i kishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e biznesmenit, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.

Sa i përket autorit, ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua mbrëmjen e kaluar. Më parë, ai nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.

Ekzekutimi i 66-vjeçarit ka ndodhur më 25 shkurt 2021. Vrasësi, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Policia e Shtetit dhe ajo e Malit të Zi, kanë shkëmbyer informacion në kohë reale, duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij.

Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale, si automjete, aparate telefonike, karta sim etj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *