E premtja… në Open Tech Day

Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për të lëvizuar jashtë qytetit, për të gjetur argëtime të vogla, të afërta… Orientimet, sipas informacioneve që tashmë merren krejt lehtë në social media, mund të jetë një film në kinema, një shfaqje teatri, një bar a restorant që është në trend ose që sapo është hapur i ri. Por mund të ketë edhe më shumë se kaq. Diçka krejt ndryshe, që mund t’ju argëtojë duke ju informuar, për atë çfarë sot është ndër gjërat që na intereson më shumë: teknologjinë. Sa herë bëhet fjalë për zbulime të reja në këtë fushë, kurioziteti bëhet gjithnjë e më i madh. Ndaj ne po ju propozojmë për këtë të premte, Open Tech Day, fare pranë Tiranë, tek dyqani i Vodafone Albania, në TEG.

Duke filluar nga ora 18.00 deri në 20.00, sot do të mund të shuani atje kureshtjen për risitë më të fundit teknologjike: për iPhone 14, që mund ta gjeni me çmimin më të mirë në treg, për Giga Wi- Fi, paisjen e re me internet kudo, për new kids watch që u garanton prindërve kontrollin ndaj fëmijëve, pa i bezdisur aspak ata. Do të mund të mësoni më shumë edhe për shërbimin eSIM, e cila ofrohet vetëm nga Vodafone Albania në tregun Shqiptar. Si aktiviziohet e për çfarë ju vlen, e mësoni po të shkoni sot në Open Tech Day, ku një ekip i dedikuar do t’ju sqarojë gjithçka.
Është e premte dhe shuarja e disa kurioziteteve për të rejat e teknologjisë, do t’jua bëjë edhe më interesante fundjavën.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *