E premtja përgjak rrugën në Shkodër/ Drejtuesi i mjetit tip ‘Range Rover’ nuk shikon kthesën e fortë dhe përfundon në kanal, ndërron jetë në vend

Shkodër- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë ku një mjet tip ‘Range Rover’ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, ku drejtuesi i mjetit nuk e ka parë kthesën e fortë që ka pasur përpara duke përfunduar në kanal. Sikurse mund të shihet edhe nga foto, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të shkatërrohet thuajse tërësisht.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije dhe as të tjera detaje për ngjarjen. Policia ka nisur hetimet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *