“E pritën derisa erdhi dhe…”, zbardhen motivet e vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Një shqiptar është qëlluar për vdekje para 2 ditësh në Krefeld Gjermani.

42-vjeçari shqiptar është qëlluar katër herë nga dy persona, ndërsa ka humbur jetën pasi është qëlluar në pjesën e pasme të kokës.

Shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet gjermane, pasi dyshohej për trafik droge dhe vjedhje.

Viktima jetonte në Gjermani që nga viti 2018.

“Sipas të dhënave që janë zbuluar në këtë fazë të hetimit, mund të mendohet se 42-vjeçari ka qenë një viktimë e rastësishme. Megjithatë ne po hetojmë disa pista”, u shpreh Kryeprokurori publik Axel Stahl.

BILD raporton se dy autorët me sa duket kanë ardhur në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur. Dyshohet se ata e kanë parkuar makinën dhe kanë pritur që të vinte shqiptari.

Në momentin që 42-vjeçari ka ardhur me biçikletë, autorët kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *