E pritshme/ Kjo është fjala më e përdorur për vitin 2021

Vaksina është shpallur si fjala e vitit nga leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit (OED).

Fjalët që lidhen me vaksinat shohin një rritje të përdorimit në vitin 2021 për shkak të Covid-it, përfshirë termat vaksinim i plotë, të pavaksinuarit, si dhe ata që janë kundër vaksinimit. Redaktorja e OED, Fiona McPherson thotë se vaksina ishte një zgjedhje e qartë për shkak të ndikimit që ka pasur në luftën kundër pandemisë dhe në mbrojtjen e shëndetit.

Fjala vaksinë, u regjistrua për herë të parë në anglisht në vitin 1799, ndërsa derivatet e saj vaksinohu dhe vaksinimi u shfaqën për herë të parë në 1800.

Të gjitha këto fjalë në fund të fundit vijnë nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë.

Sipas OED, kjo fjalë lidhet me punën e mjekut dhe shkencëtarit anglez Edward Jenner për vaksinimin kundër lisë së lopës në fund të viteve 1790 dhe në fillim të viteve 1800.

Përdorimi i fjalës pandemi është rritur gjithashtu me më shumë se 57,000% këtë vit. Vitin e kaluar u zgjodh si fjalë e vitit “lockdown” nga Colllins. Ndërsa Oxford Languages nuk kishte një fjalë specifike, por përfshihu disa fjalë kyçe, si bllokimi, zjarret, Covid-19, puna nga shtëpia etj.

Kujtojmë se numri i vdekjeve nga Covid-19 arriti në 5 milionë në mbarë botën, në më pak se dy vjet nga një krizë që ka shkatërruar jo vetëm vendet e varfra, por edhe ato të pasurat me sisteme të kujdesit shëndetësor të klasit të parë.

 

 

/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *