E propozon PD-ja! Kuvendi shtyn ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Pasditen e sotme është mbledhur sërish Kuvendi i Shqipërisë ku u mor vendimi për shtyrjen e ngritjes së komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj që ka bërë propozimin që të shtyhet për seancën tjetër.

‘Propozoj ta heqim nga rendi i ditës ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe ta kalojmë në seancën tjetër.’– tha Rushaj. Kërksa e tij u dakordësua në Kuvend.

Kërkesa për ngritjen e këtij Komisioni u bë më 27 tetor nga 10 deputetë të Partisë Demokratike. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *