Dafina Zeqiri po punon mbi albumin e saj të ri, të titulluar “Dafinë Moj”, nga i cili publikon prapaskena në llogarinë e saj në Instagram. Ditën e djeshme, këngëtarja ndau me ndjekësit një foto ku pozonte me gishtin e mesit para kamerës.
Ky imazh nuk i ka pëlqyer disa fansave të artistes, të cilët kanë reaguar me anë të komenteve krahas postimit të saj.
“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, e pyeti një nga ndjekëset, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “A duhet të shpjegoj veten time tek ty apo tek ndonjë tjetër e dashur? Më lër të jetoj dhe bëji vetes një nder të madh e dashur, shko jeto jetën tënde dhe mos shiko punët e veprimet e të tjerëve. Jam shumë e lodhur nga njerëzit mendjengushtë si ti!”.
Por përgjigja e Dafinës është konsideruar nga dikush tjetër si mungesë edukate: “Ajo nuk është mendjengushtë, ti je e paedukatë”.
Dafina nuk e la pa përgjigje këtë koment: “Oh, haha, jam e edukuar mjaftueshëm për të parë punët e mia. Mos ta nxora ty gishtin? Të mos pendohesh për veprimet të bën ty të paedukatë? Po më fyen inteligjencën dhe mënyrën se si nëna ime edukon fëmijët?
Duhet të të vijë turp nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta ngrita ty? Ti të jesh njeri i mirë dhe i edukuar qesh me këtë postim dhe më uron fat për punën e palodhshme që kam bërë e jo të më tregosh mungesat e tua.
Çfarëdo që të bësh apo të thuash ditët e sotme disa ‘njerëz të zgjuar’ kanë diçka për të thënë, kjo është shumë e trishtueshme… jetoni jetën tuaj”.
/Priza.al/