E quajti ‘ambasadores të Monës e Likes’/ Elona Guri-Ramës: Je mësuar me gra pa dinjitet, skllave moderne! Në 25 prill do marrësh përgjigjen

Kryeministri Edi Rama e quajti “ambasadore të Monës dhe Likes”, dhe një deklaratë e tillë nuk është lënë pa përgjigje nga ana e kryesueses së listës së LSI-së, në qarkun e Durrësit, Elona Guri. E ashpër në reagimin e saj, Guri shkruan se në ndryshim nga Rama, ajo ka mbështetjen e të rinjve dhe të rejave, të grave dhe të durrsakëve autokton, të cilët thekson se do i japin përgjigjen e merituar në 25 prill.

Për Gurin, më e rëndë përballë asaj gjuhe përçmuese të kryeministrit ndaj grave, ishte heshtja e Milva Ikonomit dhe kandidatëve të tjera gra, të cilat “bënin sehir” ndërkohë që një nënë, vajzë, motër, po ofendohej.”Skllave moderne” i quan ajo, duke thënë se Rama është mësuar me këtë mënyrë të trajtimit të grave dhe vajzave në parti, e mendon se të gjitha do të heshtin, por ky nuk është rasti i saj. Ajo thekson se do të ngrejë zërin në emër të të gjithëve, që “epoka e Ramës dhe e halabakëve të tij” t’i vijë fundi.

“Llaxorja e keqe e Surrelit paska qene ne Durres. Pamje mjerane e nje letyre qe pergjigjen do e marre ne 25 prill nga Durresi dhe e gjithe Shqiperia.Ashtu si perdori sot gjuhe raciste ndaj shqiptareve te ndershem dhe punetore, por qe nuk perulen ndaj legenave si ai dhe “bidonave” te krakut qe mban rreth vetes, mu drejtua edhe mua.

Dua t’i kujtoj, ketij “plaku” te degraduar, qe ne Durres krah meje jane te rinjte qe e duan Shqiperine, ndersa ti i urren dhe do t’i zevendesosh me afrikane, se ata, te mjeret, nuk te kerkojne llogari per skandalet, shkaterrimin, vjedhjet dhe plehrat qe mban rreth vetes.

Ti do skllever moderne pa sy, pa goje, pa veshe, pa mend Krah meje jane qytetaret qe e kane populluar Durresin nga e gjithe Shqiperia,, ti ke ne krah halabaket, Terin e plehrave, Çyrben e çorbes se pronave dhe Ndraxhin e kokaines.dhe heroines. Une kam ne krah qytetaret autoktone te Durresit qe me mbeshtesin se bashke do risjellim lirine e te berit biznes, qe te gezojne pronat e tyre, qe te punojne per femijet e tyre, ndersa ti je ne krah me rrenuesit e historise mijera vjeçare te Durresit, me hajdutet e pronave te tyre, me banditet qe i vejne gjoba dhe nuk i lene te jotojne si qytetare te lire dhe ua kane nxire jeten se te kane ty ne krah.

Une kam ne krah grate e Durresit qe jane te pikelluara se ti me legenat qe mban rreth vetes i ke detyruar te largojne femijet e tyre qe te mos behen viktima te droges dhe te bandave.

Ndersa per fjalorin e denje per mbledhjet e Rilindjes nuk po te pergjigjem, por me vjen peshtire qe gra si Milva, Klodiana dhe Ana rrinin si pula kur ofendohej nje nene, nje grua, ne fakt nuk mund te reagojne se nuk kane me asnje ndjenje humane dhe asnje vlere gruaje. Rilindja i ka deformuar karakterin i ka kthyer ne nje mall pa vlere, ne gra pa dinjitet, ne sherbetore te se keqes.

Ne 25 prill te gjithe bashke durrsake autoktone, te ardhur nga veriu ne jug, te rinj e te reja, gra dhe te moshuar do jemi bashke per te te dhene pergjigjen qe meriton ti dhe halabaket e tu. Edi Rama pas 25 prillit nuk do te mjaftoje bidoni i krakut te te sjelle ne vete. Pas dates 25 prill do te fillojne hallet reale per ty dhe puna, jeta normale per shqiptaret”, shkruan Guri në postimin e saj.

Një deklaratë e tillë, vjen si një përgjigje pas akuzave të bëra nga kreu i qeverisë pak ditë më parë në prezantimin e kandidatëve socialist në qarkun e Durrësit. Rama u ndal duke komentuar një e nga një listën e kundërshtarëve politik, mes tyre edhe Elona Gurin, ku tha se kandidimi i saj është një tallje e LSI-së për durrsakët.

“Një ambasadore e Monës dhe e Likes, një amsbasadore që vjen drejtpërdrejt nga nuk e di se ku dhe kërkon vota në Durrës, si mundet të diskutohet kjo, si mundet të thuhet që është një fytyrë e re, kjo është një tallje një marrje për budallenjë e durrsakëve duke i ofruar këtë milet”, tha më herët Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *