E quajti ‘budalla’, Kurti i përgjigjet Vulin: Mjafton të thuhet që ke qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së Ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili e quajti kryeministrin e Kosovës “budalla”.

Kryeministi Kurti nuk ka nguruar t’i përgjigjet deklaratës së tij duke i kujtuar Ministrit të Brendshëm serb të kaluarën kur ai ka qenë zëdhënës i patisë së gruas së Millosheviçit.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veç me ne, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *