Sindi, dje në “Për’puthen” mori një refuzim gjatë takimit 4 minutësh me Rinianin. Ajo më herët kishte shprehur dëshirën për të pasur një takim me Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën.
View this post on Instagram
Por një surprizë e vërtetë ndodhi gjatë takimit, pasi Riniani nuk pranoi që biseda mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota. Ai i tha Sindit se nuk e shikon dot si partneren e tij të ardhshme, dhe se ata të dy mund të jenë thjesht dy miq shumë të mirë.
Por Sindit duket se nuk i ka ardhur aspak mirë, e madje ka marrë hak. Ajo ka postuar një video me Atdheun, e duke hedhur kunja.