Deputeti i PD, Bledion Nallbati ka reaguar pas akuzës së 27-vjeçares, Deizi Arapi se automjeti i saj është shkrumbuar si pasojë e konfliktit me këtë të fundit.
Nallbati shprehet se ka pasur konflikt kur ka qenë kryebashkiak por asgjë më tepër, ku theksoi se deklarata e Arapit është e nxitur.
“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një kallëzim për shpifje”, tha ai.