24-vjeçarja Wendy Marshall, nga SHBA-ja po çudit botën, sepse ha vetëm mish të gjallë dhe madje e shijon shumë.
Në një intervistë që ka dhënë për The Sun, k a thënë se që në moshën dy vjeçare ka ngrënë mish të gjallë, sepse ka probleme me stomakun nëse është i gatuar.
Madje, në videon që ka marrë mbi 750 mijë shikime, ajo përmend edhe një arsye tjetër se i pëlqen shija. Njëkohësisht, ajo tha se ndjek një dietë alternative, e cila bazohet në ngrënien e mishit të papërpunuar, ndërsa iu referua përfitimeve shëndetësore, si për shembull që merr shumë vitaminë B.
“Këtu në Amerikë kur e bëj, njerëzve u duket e çuditshme dhe më trajtojnë shumë negativisht. Por është diçka që më pëlqen”, tha ajo, duke mbështetur zakonet e saj të të ngrënit.