Një vajzë 25 vjeçe është shpëtuar nga mbytje në një pishinë. Sipas policisë, fillimisht u raportua se vajza ishte mbytur, por pasi u konstatua ajo rezultoi se ishte në gjendje të rëndë.
Pas ndihmës së parë e reja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.
Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.