Një 26-vjeçare ka tentuar të hidhet nga banesa e saj në zonën e “Komunës së Parisit”, mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën “Mihal Popi”, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasja K. E., 26 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.