Një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura e Lushës’, në Dibër. Mësohet se e mitura Eva Domi është nga Tirana dhe kishte shkuar te dajat e saj në Arras.
Dyshohet se e mitura ka qenë duke u larë dhe është mbytur. Efektivë të policisë së bashku me banorë të zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të vajzës së vogël.
Njoftimi i policisë:
Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.