E rëndë/ 17-vjeçari rrëzohet nga 2 metra lartësi në Sarandë, në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje shumë e rëndë është regjistruar në fshatin Shelegar të Sarandës, ku një 17-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash.

Mësohet se adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi ka marrë fraktura të rënda  në kokë dhe në trup. Sipas bluzave të bardha të Sarandës i riu është në gjendje kritike për jetën, dhe është transportuar menjëhere me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *