Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku një 20-vjeçar ka përdhunuar një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar. Bëhet fjalë për riun me inicialet K. K., banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili është arrestuar nga policia. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, njofton Policia.