Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Shtetësja me inicialet S.P., është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6, në rrugën “Miço Shkodrani”, ndërsa shtojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.