Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Farkë të Madhe, rreth orës 14:15, ku një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. V, u gjend i vetëvarur pas banesës së tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
/Priza.al/