Një aksident ka ndodhur sot në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mesditë, ndërsa dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Nga të dhënat e para raportohet se një makinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.