Video/ Autobusi në Gramsh bie në përrua, konfirmohet 1 viktimë, në kërkim të të mbijetuarve!

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Gramsh. Mësohet se një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua në aksin Gramsh-Kërpiç, pranë fshatit Bregas.

Ndërkaq, zbardhen detaje të reja. Nga burimet e deri tanishme mësohet se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një  25-vjeçar e nëntë të tjerë janë plagosur. Nga raportimet e para thuhet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë nxjerrë nga vendi ku ka rënë minbusi dhe po transportohen për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndërkohë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ende nuk dihet sa pasagjerë kanë qenë brenda dhe nëse ka apo jo të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësja dhe ambulanca. Policia nuk ka ende informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *